Gjini fton qytetarët që t’i bashkohen Marshit për Liri: Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në “Marshin për Liri” që organizohet sot në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 14:00. Përmes një postimi në Facebook ai bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i...


Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në “Marshin për Liri” që organizohet sot në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 14:00.
Përmes një postimi në Facebook ai bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen marshit për të dhënë mesazh të fortë në momentet të cilat ai i quajti si shumë të rëndësishme për vendin.
“Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë. Ju ftoj që në ora 14:00 të mblidhemi në sheshin “Skënderbeu” për të ecur krah për krah në Marshin për Liri. Aty do të bashkojmë zërin tonë për të përcjellë mesazhin më të mirë e më të fuqishëm që Kosova mund të japë sot në këtë moment të rëndësishëm”, ka shkruar Gjini.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.