GJKKO e la në burg, Erion Veliaj dërgohet në paraburgimin e Durrësit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Burime bëjnë me dije se Veliaj do të dërgohet në dhomat e paraburgimit në Burgun e Durrësit. Kujtojmë se […]

shkurt 13, 2025 - 02:00
 0  5
GJKKO e la në burg, Erion Veliaj dërgohet në paraburgimin e Durrësit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Burime bëjnë me dije se Veliaj do të dërgohet në dhomat e paraburgimit në Burgun e Durrësit.

Kujtojmë se GJKKO ka ndërruar masën për bashkëshorten e Veliajit, nga arrest shtëpie tashmë Ajola Xoxa është nën masën detyrim paraqitje dy herë në muaj, ndërsa i është marrë edhe pasaporta.

Ndërkohë masa “arrest në burg”  u la në fuqi edhe për biznesmenin Elman Abule, ndërsa për 5 të tjerë është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.