Gjykata merr vendim për pilotin kroat dhe të dashurën serbe, që spiunonte për Listën Serbe

Ana Murganiq, serbe nga Mitrovica e Veriut, dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, ishin arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë. Piloti kroat ishte i angazhuar edhe në KFOR në Kosovë dhe ai dyshohet se i ka dhënë të dashurës së tij serbe informacione konfidenciale për t’ia […]

tetor 27, 2025 - 12:00
 0
Gjykata merr vendim për pilotin kroat dhe të dashurën serbe, që spiunonte për Listën Serbe

Ana Murganiq, serbe nga Mitrovica e Veriut, dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, ishin arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë.

Piloti kroat ishte i angazhuar edhe në KFOR në Kosovë dhe ai dyshohet se i ka dhënë të dashurës së tij serbe informacione konfidenciale për t’ia përcjellë më pas pjesëtarëve të Listës Serbe.

Piloti kroat është liruar nga paraburgimi ndërsa spiunja serbe po mbahet ende në qëndrën e paraburgimit.

Nesër do të merret vendim për kohëzgjatjen e mëtejshme të paraburgimit për të pandehurën serbe

Ministria e Mbrojtjes Kroate ka konfirmuar se ushtari kroat është pushuar nga puna.

Pas masës gjyqësore, Kroacia do ta depërtojë spiunen serbe për 10 vjet./Indeksonline/