Musliu: Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Vetëvendosjes që e krahasuan PDK-në me Listën Serbe. Sipas deputetës së PDK-së, ky krahasim është i ulët, i rëzikshëm dhe thellësisht fyes për shtetin e Kosovës. Më tej ajo është shprehur se PDK-ja është dhe do të mbetet shtylla e shtetit […]

tetor 27, 2025 - 12:00
 0
Musliu: Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Vetëvendosjes që e krahasuan PDK-në me Listën Serbe.

Sipas deputetës së PDK-së, ky krahasim është i ulët, i rëzikshëm dhe thellësisht fyes për shtetin e Kosovës.

Më tej ajo është shprehur se PDK-ja është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshem, i pavërtetë dhe thellësisht fyese për vetë shtetin e Kosovës.

Ta krahasosh PDK-në me ata që mohojnë republikën është turp dhe mashtrim politik.

Kjo gjuhë e urrejtjes nuk është politikë, është dëshpërim.

Ata që s’kanë rezultate, kërkojnë armiq për t’i fshehur dështimet e veta.

PDK-ja është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës.

Populli e di mirë kush ka dhënë për këtë vend.

Vetëvendosje dje mori atë që e mbolli.

Tani është koha për ide, jo për shpifje.

Për punë, jo për propagandë.

Për Kosovën, jo për pushtet.