Gjykimi për 37 të akuzuarit në rastin “Aditiv” do të fillojë më 29 maj
Gjykata Penale ka caktuar gjyqin në rastin “Aditiv” për më 29 maj në orën 10:00. Duke pasur parasysh se është një rast që përfshin 37 të pandehur, Gjykata Penale thotë se seanca do të mbahet në sallën e gjyqit brenda burgut të Idrizovës. Kryetarja e këshillit gjyqësor që do të zhvillojë gjyqin është gjyqtarja Daniela […]


Gjykata Penale ka caktuar gjyqin në rastin “Aditiv” për më 29 maj në orën 10:00. Duke pasur parasysh se është një rast që përfshin 37 të pandehur, Gjykata Penale thotë se seanca do të mbahet në sallën e gjyqit brenda burgut të Idrizovës. Kryetarja e këshillit gjyqësor që do të zhvillojë gjyqin është gjyqtarja Daniela Dimovska, transmeton Portalb.mk.
Midis të pandehurve në këtë rast janë dy ish-drejtorë të kompanisë shtetërore Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV), Vasko Kovaçevski, i cili është ende në arrati, dhe pasardhësi i tij Vasko Stefanov.
Kovaçevski akuzohet për kryerje të pakujdesshme të detyrës, Stefanov akuzohet për disa vepra penale, si dhe ish-drejtorët e REK Manastiri, Pece Matevski, dhe TEC Negotina, Nebojsha Stojanoviq, dhe ish-drejtorët komercialë të EMV, Adrijan Muça dhe Danço Stojanovski.
Midis prillit 2023 dhe gushtit 2024, ata formuan një grup me qëllim kryerjen e krimeve. Sipas aktakuzës, ata ranë dakord të manipulojnë procedurat për prokurimin e aditivit të qymyrit për nevojat e REK Manastirit dhe REK Oslomej. Ata i mundësuan kompanisë “Braincode”, e cila fitoi tenderin, të përfitojë financiarisht 6.4 milionë euro.
Midis të dyshuarve të rinj në këtë rast është edhe kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska.
- LEXO: Kryetarja e Antikorrupsionit, Dimitrovska e dyshuar në rastin “Aditiv”, Gjykata ia mori pasaportën dhe të drejtën e punës
- LEXO: Njëmbëdhjetë të arrestuar për furnizimet e dyshimta me derivate në RMV, Vasko Kovaçevski në arrati
- LEXO: Aksion policor në Shkup, Policia arrestoi edhe ish-drejtorin dhe djalin e deputetit të BDI-së në lidhje me keqpërdorimin e derivateve