Gllavçev: Me RMV-në kemi nënshkruar kompromis në viti 2022, është dokument evropian dhe s’ka asgjë për të negociuar

Republika e Bullgarisë mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha kryeministri bullgar Dimitar Gllavçev nga Brukseli, ku po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, raporton Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Këtë përgjigje Gllavçev e dha kur u pyet se çfarë ka biseduar në takimin me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio […]

dhjetor 19, 2024 - 14:00
 0  5
Gllavçev: Me RMV-në kemi nënshkruar kompromis në viti 2022, është dokument evropian dhe s’ka asgjë për të negociuar
Dimitar Gllavçev. Foto: gov.bg

Republika e Bullgarisë mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, tha kryeministri bullgar Dimitar Gllavçev nga Brukseli, ku po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, raporton Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).

Këtë përgjigje Gllavçev e dha kur u pyet se çfarë ka biseduar në takimin me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta.

“Nuk diskutuam asgjë në veçanti, ai më pyeti se cili është qëndrimi i Republikës së Bullgarisë për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Kam vënë në dukje se ne e mbështesim, se është çështje gjeopolitike, por se duhet të respektohen kushtet për anëtarësim në Union”, tha ai.

Duke folur konkretisht për Maqedoninë e Veriut, ai theksoi se ka një kompromis të nënshkruar në vitin 2022 dhe se qëndrimi i Bullgarisë për këtë çështje është i pandryshuar.

“Konkretisht për Maqedoninë e Veriut, ju e dini… Ne kemi një kompromis, të ashtuquajtur kompromis nga viti 2022, i ndërmarrë nga ne dhe tashmë është një dokument evropian i nënshkruar nga të gjitha vendet anëtare plus Bullgaria si anëtare, plus Republika e Maqedonia e Veriut dhe nuk ka asgjë për të negociuar, qëndrimi ynë është i pandryshuar”, thotë Gllavçev.

Gallçev zbuloi edhe pjesë nga biseda me kryeministrin e RMV-s, Mickoski. “I propozova ta zbusim pak ashpërsinë e retorikës,… Gjuha e urrejtjes nuk duhet të jetë e pranishme dhe le të nisim fillimisht me këtë. Le të fillojmë me sjelljet e mira evropiane dhe tonin e mirë që duhet të aplikohet ndërmjet një shteti anëtar dhe një vendi kandidat”, tha kryeministri teknik bullgar.

Gllavçev kryeson delegacionin bullgar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Lideri i partisë politike GERB, Bojko Borisov, ka deklaruar dje se ka biseduar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, për gjendjen e vendit ndërkombëtarisht, por edhe për situatën me Maqedoninë fqinje.

“Nga biseda kuptova se në dy-tre vitet e fundit ka pasur shumë procese në BE dhe NATO që kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut, të cilat po zhvillohen pa pjesëmarrjen e Bullgarisë, nga e cila vendi ka humbur shumë kohë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të formojmë një qeveri dhe të forcojmë pozicionin tonë”, tha ai.

Sipas tij, Bullgaria është e detyruar të ketë sukses në formimin e një qeverie të rregullt për shkak të situatës ndërkombëtare.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese.

Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash.

Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.