Komunat në RMV shpenzojnë 1 milion euro në vit për këngëtarë dhe interpretues

Vetëm nga janari deri në tetor të këtij viti, komunat kanë shpenzuar 961 mijë euro për këngëtarë dhe artistë të tjerë. Deri në fund të vitit 2024, shuma pritet të kalojë një milion euro. Vitin e kaluar për këtë qëllim janë shpenzuar 1 milion e 11 mijë euro. Më e shtrenjta këtë vit është Severina, […]

dhjetor 19, 2024 - 14:00
 0  6
Komunat në RMV shpenzojnë 1 milion euro në vit për këngëtarë dhe interpretues
Ilustrim njerëz në koncert/ Foto: Yvette de Wit - Unsplash

Vetëm nga janari deri në tetor të këtij viti, komunat kanë shpenzuar 961 mijë euro për këngëtarë dhe artistë të tjerë. Deri në fund të vitit 2024, shuma pritet të kalojë një milion euro. Vitin e kaluar për këtë qëllim janë shpenzuar 1 milion e 11 mijë euro. Më e shtrenjta këtë vit është Severina, për të cilën Kriva Pallanka ka paguar 25 mijë euro, tregon hulumtimi më i fundit i Qendrës për Komunikime Civile, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, këtë vit më së shumti para, gjithsej 42 mijë euro, për dy shfaqje, në Berovë dhe në Shtip, ka marrë Jelena Rozga.

Vitin e kaluar më i paguar ishte Sasha Kovaçeviq, i cili nga Shtipi mori gati 26 mijë euro.

Komunat që shpenzojnë më së shumti për aktivitete argëtuese janë Kavadari, Strumica, Shtipi, Kisella Voda dhe Velesi.

Komunat i prokurojnë këto shërbime përmes procedurave më pak transparente ose gjejnë mënyra për të shmangur zbatimin e Ligjit të Prokurimit Publik.

50 komuna kanë pasur shpenzime të tilla. Nga të tjerët, 29 nuk kanë, dhe dy nuk kanë dorëzuar të dhëna.

Ngjarjet argëtuese që komunat organizojnë në raste të ndryshme, si festimi i festave të caktuara (Viti i Ri) apo diçka specifike për atë komunë (ushqim, pije, traditë etj.), i kushtojnë qytetarëve më shumë se 1 milion euro çdo vit. Për më tepër, këto janë para që komunat paguajnë nga buxhetet e tyre dhe në shumën nuk përfshihen paratë e paguara për këtë qëllim përmes donacioneve, më së shpeshti nga kompanitë dhe individët.

Hulumtimi është realizuar sipas të dhënave të marra nga komunat në bazë të kërkesave për qasje të lirë në informata publike.

Ndryshe, hulumtimi paraprak i QKC, tregoi se komunat dhe ministritë së bashku shpenzojnë më shumë se 2 milionë euro në vit për shërbime ligjore. Komunat dhe ministritë nuk kanë rregulla të brendshme të shkruara për agazhimin e avokatëve, duke pasur parasysh se prokurimi i shërbimeve nga avokatët është i përjashtuar nga Ligji për Prokurim Publik.