Goditje për Scudetto, Milan transferon yllin e Realit në merkaton e janarit
Milani po përgatitet për një merkato të nxehtë janari dhe duket se drejtuesit kuqezinj kanë kthyer sytë nga “Santiago Bernabeu”. Sipas raportimeve të “Planeta Milan”, skuadra italiane po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me Real Madridin për disa huazime të mundshme, teksa synojnë të forcojnë skuadrën për garën e titullit në Serie A. Trajneri Massimiliano Allegri […]


Milani po përgatitet për një merkato të nxehtë janari dhe duket se drejtuesit kuqezinj kanë kthyer sytë nga “Santiago Bernabeu”.
Sipas raportimeve të “Planeta Milan”, skuadra italiane po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me Real Madridin për disa huazime të mundshme, teksa synojnë të forcojnë skuadrën për garën e titullit në Serie A.
Trajneri Massimiliano Allegri ka identifikuar tri pika të dobëta në skuadër: mbrojtjen qendrore, krahun e djathtë dhe sulmin.
Milani aktualisht mbështetet te Tomori, Gabbia dhe Pavloviç në prapavijë, por kërkon një lider me eksperiencë që të udhëheqë repartin.
AC Milani po përgatitet për një merkato të nxehtë janari dhe duket se drejtuesit kuqezinj kanë kthyer sytë nga “Santiago Bernabeu”.
Sipas raportimeve të “Planeta Milan”, skuadra italiane po shqyrton mundësinë e bashkëpunimit me Real Madridin për disa huazime të mundshme, teksa synojnë të forcojnë skuadrën për garën e titullit në Serie A.
Trajneri Massimiliano Allegri ka identifikuar tri pika të dobëta në skuadër: mbrojtjen qendrore, krahun e djathtë dhe sulmin.
Milani aktualisht mbështetet te Tomori, Gabbia dhe Pavloviç në prapavijë, por kërkon një lider me eksperiencë që të udhëheqë repartin.
Por surpriza më e madhe mund të vijë nga Madridi, “Rossonerët” mund të sigurojnë një huazim nga 15 herë kampioni i Evropës. Në lojë janë dy emra – spanjolli Gonzalo Garcia dhe talenti brazilian Endrick.
I pari ka shkëlqyer në Botërorin e Klubeve, por nuk po merr minuta nën drejtimin e Xabi Alonsos. Ndërsa Endrick kërkon më shumë hapësirë pas fillimit modest me “Los Blancos”.