‘BYE, BYE’ Igor Tudor, ky do të jetë emri i ri i trajnerit të Zhegrovës

Juventusi ka njoftuar sot zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Igor Tudor nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Së bashku me kroatin, janë larguar edhe pjesëtarët e stafit të tij teknik: Ivan Javorcic, Tomislav Rogic dhe Riccardo Ragnacci. Në njoftimin zyrtar, klubi bardhezi bën të ditur se drejtimin e përkohshëm të […]

tetor 27, 2025 - 14:30
 0
‘BYE, BYE’ Igor Tudor, ky do të jetë emri i ri i trajnerit të Zhegrovës

Juventusi ka njoftuar sot zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Igor Tudor nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve.

Së bashku me kroatin, janë larguar edhe pjesëtarët e stafit të tij teknik: Ivan Javorcic, Tomislav Rogic dhe Riccardo Ragnacci.

Në njoftimin zyrtar, klubi bardhezi bën të ditur se drejtimin e përkohshëm të skuadrës ia ka besuar Massimo Brambilla-s, i cili do të jetë në stol për ndeshjen e radhës ndaj Udineses, të mërkurën në mbrëmje.

“Klubi falënderon Igor Tudorin dhe të gjithë stafin e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë muajve të fundit dhe u uron gjithë të mirat në karrierën e tyre të ardhshme,” thuhet në komunikatën e Juventusit.