Gollaku po bëhet me çerdhen e parë për fëmijë, thotë Rama

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bëri me dije se në Mramor po investohet për rikthimin e ish-objektit të Shkollës Fillore “Avni Rrustemi” në çerdhen e parë të Gollakut. Ai tha se çerdhja do të mundësojë akomodimin e mbi 60 fëmijëve nga Mareci, Busia, Mramori dhe Slivova, të organizuar në 5 grupe. “Ky është një hap

shkurt 14, 2026 - 21:00
 0
Gollaku po bëhet me çerdhen e parë për fëmijë, thotë Rama
gollaku-po-behet-me-cerdhen-e-pare-per-femije,-thote-rama

gollaku-po-behet-me-cerdhen-e-pare-per-femije,-thote-rama

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bëri me dije se në Mramor po investohet për rikthimin e ish-objektit të Shkollës Fillore “Avni Rrustemi” në çerdhen e parë të Gollakut.

Ai tha se çerdhja do të mundësojë akomodimin e mbi 60 fëmijëve nga Mareci, Busia, Mramori dhe Slivova, të organizuar në 5 grupe.

“Ky është një hap konkret drejt barazisë në qasje, duke e shtrirë edukimin e hershëm edhe në zonat rurale dhe duke investuar drejtpërdrejt në të ardhmen e fëmijëve tanë”, shkroi Rama në Facebook.