Gostivar: Arrestohen 4 persona për vozitje pa patentë shoferi
Në zonën e Tetovës dhe Gostivarit gjatë ditës së kaluar (08.04.2026), zyrtarët policorë kanë privuar nga liria katër persona për shkak të dyshimit për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit Penal: Në ora 10:50 në rr. “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, u arrestua I.A. (38) nga Gostivari, i cili drejtonte […]
Në zonën e Tetovës dhe Gostivarit gjatë ditës së kaluar (08.04.2026), zyrtarët policorë kanë privuar nga liria katër persona për shkak të dyshimit për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit Penal:
Në ora 10:50 në rr. “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, u arrestua I.A. (38) nga Gostivari, i cili drejtonte një “Volkswagen Golf” pa leje drejtimi.
Në ora 18:05 po në Gostivar, u arrestua I.S. (28), i cili drejtonte një “Volkswagen Passat” pa dhënë provimin për shofer.
Në ora 19:40 në Hanet e Mavrovës, u arrestua L.Z. (26) nga Gostivari, i cili po drejtonte një automjet “Ford” pa leje.
Në ora 19:10, u arrestua A.A. (22) nga Zhrovjani. Ai jo vetëm që drejtonte një “Golf” pa leje, por dyshohet se paraprakisht ka tentuar të vjedhë akumulatorë nga një makinë pune në fshatin Radiovcë. Automjeti i tij është konfiskuar.