Gostivar, dy persona gjenden pa shenja jete – rasti nën hetim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur rajonin e Gostivarit mbrëmjen e së enjtes. Dy persona nga Shkupi janë gjetur pa shenja jete në një vikend-shtëpizë në fshatin Gjonovicë e Epërme. The post Gostivar, dy persona gjenden pa shenja jete – rasti nën hetim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 9, 2026 - 17:00
 0
Gostivar, dy persona gjenden pa shenja jete – rasti nën hetim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur rajonin e Gostivarit mbrëmjen e së enjtes. Dy persona nga Shkupi janë gjetur pa shenja jete në një vikend-shtëpizë në fshatin Gjonovicë e Epërme.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se më 8 janar 2026, rreth orës 23:45, rasti është raportuar në DPB Gostivar. Viktimat janë identifikuar si T.J. (30) dhe I.N. (30), të dy banorë të Shkupit.

Mjeku i emergjencës që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e dy personave, pa shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupat e pajetë janë dërguar për autopsi, për të sqaruar shkaqet e sakta të vdekjes.

Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga prokurori publik në bashkëpunim me ekipet hetimore të SPB Tetovë, ndërsa autoritetet njoftojnë se rasti mbetet në procedurë hetimore dhe se më shumë detaje priten pas përfundimit të ekspertizave. Gazeta Flaka

The post Gostivar, dy persona gjenden pa shenja jete – rasti nën hetim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .