Kur drejtësia përballet me të fortin e politikës

Këshilli i Prokurorëve Publikë hap një procedurë pas raportimit të prokurores Lençe Ristoska për kryeministrin Hristijan Mickoski, pasi ai e quajti publikisht atë “mediokre” dhe pjesë të një “matrice klienteliste-politike”, The post Kur drejtësia përballet me të fortin e politikës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 9, 2026 - 17:00
 0
Kur drejtësia përballet me të fortin e politikës

Këshilli i Prokurorëve Publikë hap një procedurë pas raportimit të prokurores Lençe Ristoska për kryeministrin Hristijan Mickoski, pasi ai e quajti publikisht atë “mediokre” dhe pjesë të një “matrice klienteliste-politike”, ndërsa ajo reagoi se deklarata të tilla ushtrojnë presion dhe shkelin pavarësinë në punën e saj.

Kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi, në një deklaratë të shkurtër për “Sloboden Peçat” konfirmoi se sot e kanë marrë njoftimin dhe do të veprojnë sipas Rregullores së miratuar për Sigurimin dhe Garantimin e Pavarësisë së Prokurorëve Publikë, përkatësisht do të formojnë një Komision i cili do të duhet të nxjerrë përfundime.

Rregullorja u miratua në nëntor të vitit të kaluar dhe sipas saj, nëse përcaktohet se një ngjarje e caktuar i plotëson elementët ligjorë të të qenit krim, iniciohet një procedurë para prokurorisë kompetente.

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nuk i kërkon falje prokurores Lençe Ristoska, me arsyetimin se nuk e ka përmendur me emër dhe mbiemër në intervistë. Në përgjigjen ndaj pyetjes së “Sloboden Peçat” drejtuar Qeverisë, nëse Mickoski do t’i kërkojë falje Ristoskas pasi e quajti “mediokre” dhe pasi e mbështeti konstatimin e gazetares, e cila tha se Ristoska është pjesë e një “matrice klienteliste-politike”, si dhe nëse kjo paraqet presion ndaj saj që të zhbllokojë pasurinë e partisë dhe të heqë dorë nga ndjekja penale, nga Qeveria thanë se është e çuditshme se si Ristoska e ka njohur veten në atë intervistë.

“Në lidhje me pyetjen tuaj gazetareske, ju informojmë se Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistë nuk e ka përmendur Lençe Ristoskan me emër dhe mbiemër. Ai ka folur për mediokritete dhe është e çuditshme se si Lençe Ristoska u vetë-njoh në atë intervistë” thuhet në përgjigjen e shkurtër të Qeverisë.

Prokurorja kërkoi nga Mickoski falje publike pas intervistës së tij për “vecer.mk”, ku Mickoski foli se pas ndryshimeve në Kodin Penal të propozuara nga deputetë të VMRO-DPMNE-së, më zëshëm kishin reaguar disa individë nga ish-Prokuroria Speciale Publike (PSP).

The post Kur drejtësia përballet me të fortin e politikës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .