Gostivari në zi: Dy të rinj humbin jetën, qyteti i pikëlluar

Gostivari sot është mbuluar nga dhimbja, pas humbjes tragjike të dy të rinjve, që lënë pas familjarë, miq dhe qytetarë të pikëlluar. Kandidati për kryetar komune të Gostivarit, Valbon Limani, The post Gostivari në zi: Dy të rinj humbin jetën, qyteti i pikëlluar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 25, 2025 - 00:30
 0
Gostivari në zi: Dy të rinj humbin jetën, qyteti i pikëlluar

Gostivari sot është mbuluar nga dhimbja, pas humbjes tragjike të dy të rinjve, që lënë pas familjarë, miq dhe qytetarë të pikëlluar.

Kandidati për kryetar komune të Gostivarit, Valbon Limani, reagoi me një status prekës në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllimet e tij më të thella për familjet e prekura.

“Një ditë e rëndë për Gostivarin. Vdekja rrëmbeu dy të rinj dhe sot i përcollëm në botën tjetër. Almir Abdija, 15 vjeç, futbollist që luante me të rinjtë në Zvicër, nip i mikut tim të afërt Gazmendit dhe i biri i Arafatit e Minire Ahmeti, dhe e bija e Irfanit, që ndërroi jetë duke ardhur në vendlindje. Ngushëllime familjarëve! Zoti ju dhëntë Xhenetin këtyre njerëzve që sot na kanë pikëlluar zemrën”, shkruan Limani.

Qyteti i Gostivarit dhe komuniteti lokal ndajnë dhimbjen e thellë të familjeve, duke u solidarizuar në këtë moment tragjik.

Redaksia “Flaka” shpreh dhimbjen më të thellë për humbjen tragjike të dy të rinjve dhe u jep ngushëllimet më të sinqerta familjeve të tyre. Zemrat tona janë me ju në këtë moment të vështirë, dhe lutemi që Zoti t’ua dhëntë forcë dhe durim për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme. Qyteti i Gostivarit ndan pikëllimin tuaj dhe qëndron pranë familjeve në këtë kohë zie. Gazeta Flaka

The post Gostivari në zi: Dy të rinj humbin jetën, qyteti i pikëlluar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .