Grabitet një grua në qendër të Shkupit hajduti i këput varësen nga qafa në stacion autobusi

Një hajdut dje paradite i ka këputur me forcë një varëse nga qafa një gruaje nga Shkupi, njoftoi policia. Incidenti ka ndodhur në një stacion autobusi në qendër të Shkupit. Më 10.04.2026 në ora 20:30 në SPB Shkup, S.M. nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 10:30, në një stacion autobusi në zonën e Qendrës […]

Prill 11, 2026 - 21:00
Grabitet një grua në qendër të Shkupit hajduti i këput varësen nga qafa në stacion autobusi

Një hajdut dje paradite i ka këputur me forcë një varëse nga qafa një gruaje nga Shkupi, njoftoi policia. Incidenti ka ndodhur në një stacion autobusi në qendër të Shkupit.

Më 10.04.2026 në ora 20:30 në SPB Shkup, S.M. nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 10:30, në një stacion autobusi në zonën e Qendrës në Shkup, një person me përdorim të forcës fizike ia ka marrë stolitë që ajo mbante. Po merren masa për zbardhjen e rastit, thonë nga policia.