“Hajdeni ku*vat e dexhallit që vran fëmijë”, arrestohet i dyshuari që kërcënoi familjen Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dyshohet se është kërcënuar me jetë së bashku me familjen e tij. Sipas burimeve, Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke ndërmarrë masa dhe arrestuar një person të dyshuar. Siç mëson Sinjali, personi në fjalë është Korab Bajgora. I dyshuari rreth pesë orë para arrestimit kishte bërë një kërcënim publik […]

Prill 4, 2026 - 05:30
“Hajdeni ku*vat e dexhallit që vran fëmijë”, arrestohet i dyshuari që kërcënoi familjen Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dyshohet se është kërcënuar me jetë së bashku me familjen e tij.

Sipas burimeve, Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke ndërmarrë masa dhe arrestuar një person të dyshuar.

Siç mëson Sinjali, personi në fjalë është Korab Bajgora.

I dyshuari rreth pesë orë para arrestimit kishte bërë një kërcënim publik gjatë një transmetimi live në rrjetin social Facebook, ku kishte kërcënuar drejtpërdrejt kreun e AAK-së dhe familjen e tij.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa autoritetet pritet të ndërmarrin veprime të mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarit.

“E kam për obligim për Fidan Shatin me ua dh* shpirtat, hajdeni ku*vat e dexhallit që vran fëmi.Ta q*fsha Anitën n’zemër”, tha ai në video.