Halil Thaçi pret në takim Zv.komandantin e KFOR-it, Federico Collina
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi ka pritur në takim Zëvendëskomandantin e KFOR-it, Federico Collina, si dhe Kapitenin Peter Imhof, shkruan Gazeta 10. Në këtë takim, kryetari Thaçi e njoftoi gjeneralin Collina për projektet zhvillimore të komunës, sfidat aktuale me të cilat po përballet Obiliqi, si dhe për situatën e sigurisë, e cila u


Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi ka pritur në takim Zëvendëskomandantin e KFOR-it, Federico Collina, si dhe Kapitenin Peter Imhof, shkruan Gazeta 10.
Në këtë takim, kryetari Thaçi e njoftoi gjeneralin Collina për projektet zhvillimore të komunës, sfidat aktuale me të cilat po përballet Obiliqi, si dhe për situatën e sigurisë, e cila u vlerësua si stabile.
Nga ana e tij, Zëvendëskomandanti i KFOR-it përgëzoi kryetarin për angazhimin dhe realizimin e projekteve në komunë, duke vlerësuar progresin e arritur.
Gjatë takimit, palët shkëmbyen dhurata simbolike dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit, me synim ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për qytetarët e Obiliqit./Gazeta 10
https://www.facebook.com/share/p/1Cnr8ABRFJ/
https://www.facebook.com/share/p/1Ckp7u7FF4/
