Hamza fton publikisht partitë e opozitës: Që sonte jam i gatshëm të ulemi e të bisedojmë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i gatshëm për t’u takuar me partitë opozitare. Në “Rubikon me Adriatik Klemendin”, ai tha se ka hapësirë për t’u ulur në tavolinë për të biseduar, duke i bërë ftesë që sonte partive opozitare për takim. “Ftesën që sonte jam i

Mars 11, 2025 - 02:00
 0  8
Hamza fton publikisht partitë e opozitës: Që sonte jam i gatshëm të ulemi e të bisedojmë
hamza-fton-publikisht-partite-e-opozites:-qe-sonte-jam-i-gatshem-te-ulemi-e-te-bisedojme

hamza-fton-publikisht-partite-e-opozites:-qe-sonte-jam-i-gatshem-te-ulemi-e-te-bisedojme

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i gatshëm për t’u takuar me partitë opozitare.

Në “Rubikon me Adriatik Klemendin”, ai tha se ka hapësirë për t’u ulur në tavolinë për të biseduar, duke i bërë ftesë që sonte partive opozitare për takim.

“Ftesën që sonte jam i gatshëm me u ulë me partitë që kemi qenë në Opozitë që të bisedojmë për marrëveshje politike jo për procedura ligjore e kushtetuese se janë të qartë me përjashtim të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Sigurisht në kanal zyrtare do t’iu bëj ftesë me u ul dhe me bisedu që vendin me i dhënë institucione”, tha Hamza, transmeton Klankosova.tv

Tutje, Hamza shtoi se:”Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë kushdo që do ta krijojë qeverinë”.