Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë ne
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takim, duke kërkuar që iniciativa e re të konkretizohet përmes një letre zyrtare. Pas këtij hapit, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë për të përcaktuar qëndrimin përfundimtar. “Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje z. Kurti lidhur me ftesën për […]


Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takim, duke kërkuar që iniciativa e re të konkretizohet përmes një letre zyrtare.
Pas këtij hapit, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë për të përcaktuar qëndrimin përfundimtar.
“Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje z. Kurti lidhur me ftesën për takim. Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të PDK-së.