Hamza: Kemi pritur rezultat më të mirë, do të marrë përgjegjësi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar rezultatet e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare të 28 dhjetorit, duke pranuar se rezultatet nuk përputhen me pritshmëritë e partisë. Në një konferencë për media, Hamza theksoi se do të analizojë situatën dhe se do të marrë përgjegjësitë e veta, duke […]


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar rezultatet e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare të 28 dhjetorit, duke pranuar se rezultatet nuk përputhen me pritshmëritë e partisë.
Në një konferencë për media, Hamza theksoi se do të analizojë situatën dhe se do të marrë përgjegjësitë e veta, duke nënvizuar angazhimin për të mos u shmangur nga vendimet e domosdoshme.
“PDK ka pritur një rezultat më të mirë, por ka arritur të ruajë votën dhe elektoratin e vet. Pozita ka përgjegjësi, dhe unë nuk jam nga ata që ikin apo shmangen prej tyre”, deklaroi Hamza.
Ai shtoi se ditët e ardhshme do të zhvillohen takime me strukturat e partisë për të diskutuar dhe vendosur rreth hapave të mëtejshëm, duke garantuar që vendimmarrja të bëhet në kohë dhe me analiza të kujdesshme.
Sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe procesit për zgjedhjen e Presidentit, Hamza theksoi se PDK-ja do të kontribuojë sipas interesit të vendit.
“Sa i përket çështjes së presidentit, procesi është i ndarë. Së pari presim konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, dhe më pas do të shohim mundësinë për një formulë që të mos bllokojë vendin”, u shpreh ai.