Shtime: Një burrë shqeu dy fletëvotime, detaje nga policia
Dje në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kjo ditë në përgjithësi u karakterizua e qetë, me disa incidente të vogla në qendrat e votimit. Një rast i tillë, ndodhi në Shtime, ku raportohet se atje një burrë kishte shqyer fletëvotimin e tij dhe të një gruaje. Në raportin 24 orësh të policisë, nuk bëhet e


Dje në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kjo ditë në përgjithësi u karakterizua e qetë, me disa incidente të vogla në qendrat e votimit.
Një rast i tillë, ndodhi në Shtime, ku raportohet se atje një burrë kishte shqyer fletëvotimin e tij dhe të një gruaje. Në raportin 24 orësh të policisë, nuk bëhet e ditur arsyeja, por se i dyshuari është intervistuar nga policia. Në konsultim me prokurorin lënda procedohet në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet si “Asgjësim i dokumentit të votimit”.
