Hapet fushata e AKI-së në Vrapçisht, të pranishëm Ahmeti e Taravari
Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) hapi sonte zyrtarisht fushatën zgjedhore në Vrapçisht, në mbështetje të kandidatit për kryetar komune Isen Shabani, me pjesëmarrje të madhe qytetarësh dhe praninë e The post Hapet fushata e AKI-së në Vrapçisht, të pranishëm Ahmeti e Taravari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
dhjetor 23, 2025 - 01:30
0
Lajmi u lexua: _ _ 1246
Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) hapi sonte zyrtarisht fushatën zgjedhore në Vrapçisht, në mbështetje të kandidatit për kryetar komune Isen Shabani, me pjesëmarrje të madhe qytetarësh dhe praninë e liderëve të koalicionit.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se hapja e fushatës shënon nisjen e një rrugëtimi të qartë drejt fitores më 11 janar.
“Sonte, në Vrapçisht, ishim së bashku në hapjen e fushatës zgjedhore në mbështetje të kandidatit për kryetar komune nga radhët e AKI-së, z. Isen Shabani. Me energjinë, besimin dhe përkrahjen e qytetarëve, nisëm një rrugëtim të qartë drejt fitores. Më 11 janar, Vrapçishti zgjedh zhvillimin, përgjegjësinë dhe të ardhmen më të mirë. Fitorja është e jona!” deklaroi Ahmeti.
Ndërkohë, kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e koalicionit AKI, Arben Taravari, vlerësoi rezultatin e Shabanit nga raundi i parë, duke e cilësuar atë si kandidatin më të votuar në nivel republikan.
“Isen Shabani është kryetari që fitoi përqindjen më të lartë të votave në të gjithë republikën. Hapja e fushatës sonte në Vrapçisht është konfirmim i verdiktit të parë – Isen Shabani Kryetar!” u shpreh Taravari.
Edhe vetë kandidati për kryetar komune, Isen Shabani, tha se tubimi i sontëm është dëshmi e qartë e mbështetjes së madhe qytetare dhe e fitores që po afrohet.
“Sonte u konfirmua ajo që ndjehet çdo ditë në terren: mbështetje e madhe, energji pozitive dhe besim i palëkundur. Me një pjesëmarrje masive dhe mbështetje të fuqishme të qytetarëve, nisi rrugëtimi ynë drejt Fitores së Madhe. Ky unitet është dëshmi e qartë se besimi është i madh dhe fitorja po vjen,” deklaroi Shabani.
Organizatorët e cilësuan hapjen e fushatës në Vrapçisht si një mesazh të qartë të mobilizimit dhe unitetit qytetar në prag të zgjedhjeve lokale të 11 janarit, duke theksuar se koalicioni AKI hyn në këtë garë me besim të plotë për fitore. Gazeta Flaka