Haradinaj, Gërvallës: Betejën e parë me ushtrinë serbe e kam më 6 maj ’97 kur m’u vr*a vëllai e u pla*gos Rafeti

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat  ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”. Haradinaj iu kundërpërgjigj me argumente duke thënë se angazhimin në luftë e ka shumë të gjatë, ku e përmendi betejën e parë publike më 6 maj të vitit 1997. “Betejën e parë

Jan 31, 2025 - 02:00
 0  3
Haradinaj, Gërvallës: Betejën e parë me ushtrinë serbe e kam më 6 maj ’97 kur m’u vr*a vëllai e u pla*gos Rafeti
haradinaj,-gervalles:-betejen-e-pare-me-ushtrine-serbe-e-kam-me-6-maj-’97-kur-m’u-vr*a-vellai-e-u-pla*gos-rafeti

haradinaj,-gervalles:-betejen-e-pare-me-ushtrine-serbe-e-kam-me-6-maj-’97-kur-m’u-vr*a-vellai-e-u-pla*gos-rafeti

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat  ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”.

Haradinaj iu kundërpërgjigj me argumente duke thënë se angazhimin në luftë e ka shumë të gjatë, ku e përmendi betejën e parë publike më 6 maj të vitit 1997.

“Betejën e parë publike e kam më 6 maj të vitit 1997, kam qenë pjesëmarrës në një luftim me forcat e ushtrisë së ish-Jugosllavisë, ku është vrarë një bashkëluftëtar, vëllai im dhe është plagosur Rafet Rama”.

“Nëse e merr 6 majin të 97-ës dhe qershorin e vitit 1999, janë dy vite veprime luftarake. Në fund të këtij procesi të gjatë të luftës dhe detyrave me përgjegjësi që i kam kryer, kam marrë gradën, jo më të madhen e UÇK-së, por gradën e parë të Gjeneralit, që është një yll, me të cilën kam vazhduar punën edhe në transformim të UÇK-së në TMK”, tha Haradinaj në Rubikon, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Haradinaj tha se gradën e dytë e ka marrë prej NATO-s, të cilën ia ka dhënë një gjeneral gjerman “pra, pikërisht nga vendi ku është rritur zonja”.

“Yllin e dytë e kam marrë në sallën e Parlamentit të Kosovës, ku unë dhe 50 kolegë të tjerë, oficerë të parë të TMK-së atëherë si trupë mbrojtëse, nga është njohur grada prej NATO-s”.

“Më vjen keq që kjo e lëshon në këto nivele. Kjo edhe Albini dhe këto sjellje që po i bëjnë. Mendoj që ata tash po i ndien pasojat që iu është zbuluar kjo agjenda. Sot në Kosovë shumëkush po di ta mat listën e humbjeve dhe dëmeve që i kanë bërë Kosovës dhe unë kam qenë i hershëm që t’i identifikoj këto, me ia heq maskën e me ia heq qeben”, tha Haradinaj.