Nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve/ A ka takime mes opozitarëve për formimin e Qeverisë?
Pas një vonese 33 ditore të numërimit të votave, Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve(KQZ) ka njoftuar se të shtunën do të shpallë zyrtarisht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ndonëse rezultatet tashmë dihen, partitë politike kanë deklaruar se diskutimet për formimin e institucioneve do të vazhdojnë nga momenti kur bëhet certifikimi zyrtar i rezultateve të


Pas një vonese 33 ditore të numërimit të votave, Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve(KQZ) ka njoftuar se të shtunën do të shpallë zyrtarisht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ndonëse rezultatet tashmë dihen, partitë politike kanë deklaruar se diskutimet për formimin e institucioneve do të vazhdojnë nga momenti kur bëhet certifikimi zyrtar i rezultateve të zgjedhjeve, madje vetë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar ditë më parë se së pari rezultatet pastaj certifikimi e bisedimet për formimin e institucioneve qendrore.
“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet, qeveria sigurt e udhëhequr nga VV dhe unë”, pati deklaruar Kurti.
Megjithatë, partitë opozitare janë të prera se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen “Vetëvendosje”, kështu të paktën kanë deklaruar krerët e partive opozitare. Derisa, ditë më parë zyrtarët e njërës parti opozitare asaj të AAK-së, janë shprehur se ka takime të opozitës për formimin e qeverisë së re.
A ka negociata me LDK-në e AAK-në, flasin nga PDK-ja?
Nga Partia Demokratike e Kosovës janë deklaruar lidhur me këtë çështje, ku deputeti i kësaj partie, Ferat Shala ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion lidhur me ndonjë takim me LDK e AAK.
“S’kam ndonjë informacion lidhur me këtë çështje, drejtohuni tek kryesia e PDK”, tha shkurt Shala për “Front Online”.
Gaxheri: Krerët opozitar qëndrojnë e bisedojnë bashkë
Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri deklaron për “Front Online” se LDK është e gatshme të takohet me opozitën për mundësinë e një koalicioni.
Ajo thotë se do të presin procedurat demokratike dhe pastaj të veprojnë karshi procesit.
“S’kam ndonjë informacion që janë takuar, por siç ka thënë Abdixhiku ne jemi të gatshëm të takohemi me opozitën dhe ata liderët janë kolegë e natyrisht rrinë bashkë e bisedojnë bashkë. Ne duhet ti presim procedurat demokratike dhe Kushtetuese, i pari duhet të filloj me iniciativën dhe pastaj të shohim siç shkon procesi”, u shpreh Gaxheri.
Brahimaj: S’jam në dijeni nëse partitë opozitare janë takuar për çështjen e koalicionit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj u shpreh për “Front Online” se AAK-ja e ka kushtin e vetëm, atë të formimit të qeverisë së opozitës.
Sipas informatave të tij, ende s’ka pasur takime mes opozitës për bisedime.
“Me dijeninë time jo. Nuk kam ndonjë informatë të tillë. Ne s’kemi asnjë kusht vetëm formimin e një qeverie të opozitës”, deklaroi Brahimaj.