Haradinaj kujton Abdullah Tahirin dhe Enver Topallin në 27-vjetorin e rënies heroike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar heronjtë e Kosovës, Abdullah Tahirin dhe Enver Topallin në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Tahiri e Topalli ishin intelektualë vizionarë ...

maj 19, 2026 - 10:00
Haradinaj kujton Abdullah Tahirin dhe Enver Topallin në 27-vjetorin e rënies heroike
haradinaj-kujton-abdullah-tahirin-dhe-enver-topallin-ne-27-vjetorin-e-renies-heroike

haradinaj-kujton-abdullah-tahirin-dhe-enver-topallin-ne-27-vjetorin-e-renies-heroike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar heronjtë e Kosovës, Abdullah Tahirin dhe Enver Topallin në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Tahiri e Topalli ishin intelektualë vizionarë dhe veprimtarë të palodhur të çështjes kombëtare.

“Me përkushtim të palëkundur ndaj lirisë dhe guxim të rrallë, Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli ecën pa u ndalur në rrugën e çlirimit të vendit. Ata dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre që Kosova të jetojë e lirë. Lavdi e përjetshme Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit!”, ka shkruar ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.