Haradinaj pas vde*kjes së poetit Muhamed Kërveshi: Kontributi i tij, trashëgimi e çmuar për kulturën tonë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familje Kërveshi për vdekjen e poetit, Muhamed Kërveshi. Haradinaj tha se Kërveshi ishte një poet që i dha krahë fjalës shqipe e një mësues që ndriçoi mendjet e mijëra studentëve. “Kontributi i Prof. Muhamed Kërveshit në letërsinë shqipe dhe në edukimin e gjeneratave të tëra në
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familje Kërveshi për vdekjen e poetit, Muhamed Kërveshi.
Haradinaj tha se Kërveshi ishte një poet që i dha krahë fjalës shqipe e një mësues që ndriçoi mendjet e mijëra studentëve.
“Kontributi i Prof. Muhamed Kërveshit në letërsinë shqipe dhe në edukimin e gjeneratave të tëra në Fakultetin e Filologjisë mbetet një trashëgimi e çmuar për kulturën tonë”.
“Profesor Kërveshi do të kujtohet për shpirtin e tij të butë, e vepra e tij poetike dhe puna akademike do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat që vijnë”, shkroi Haradinaj.