Haradinaj për arrestimin e Maduros: Shembull i lidershipit të SHBA’ve, Kosova të qëndrojë e rreshtuar krah vlerave demokratike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me arrestimin e Nicolas Maduros, duke thënë se kapja e këtij të fundit, tregon një shembull të rëndësishëm të lidershipit global të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një dëshmi të qartë, të pakundërshtueshme, se askush nuk është mbi parimet universale të sundimit

Jan 3, 2026 - 23:30
 0
Haradinaj për arrestimin e Maduros: Shembull i lidershipit të SHBA’ve, Kosova të qëndrojë e rreshtuar krah vlerave demokratike
Haradinaj për arrestimin e Maduros: Shembull i lidershipit të SHBA’ve, Kosova të qëndrojë e rreshtuar krah vlerave demokratike

Haradinaj për arrestimin e Maduros: Shembull i lidershipit të SHBA’ve, Kosova të qëndrojë e rreshtuar krah vlerave demokratike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me arrestimin e Nicolas Maduros, duke thënë se kapja e këtij të fundit, tregon një shembull të rëndësishëm të lidershipit global të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një dëshmi të qartë, të pakundërshtueshme, se askush nuk është mbi parimet universale të sundimit të ligjit.

Haradinaj, ka shtuar edhe se, SHBA’të nën udhëheqjen e Donald Trump, riafirmojnë vendosmërinë e tyre për të mos toleruar asnjë regjim që mbijeton përmes sponsorizimit, bashkëpunimit apo partneritetit me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Postimi:

Kapja e Nicolas Maduros përbën një shembull të rëndësishëm të lidershipit global të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një dëshmi të qartë, të pakundërshtueshme, se askush nuk është mbi parimet universale të sundimit të ligjit.

Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e Presidentit Donald J. Trump, riafirmojnë vendosmërinë e tyre për të mos toleruar asnjë regjim që mbijeton përmes sponsorizimit, bashkëpunimit apo partneritetit me krimin e organizuar ndërkombëtar, duke dërguar një mesazh të fuqishëm për përgjegjësi globale.

Kosova ka qëndruar dhe duhet të vazhdojë të qëndrojë e rreshtuar krah vlerave dhe parimeve demokratike, si dhe pranë aleatëve të saj strategjikë, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten garant i lirisë, paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.