Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, po dërgohen në Nju Jork për t’u përballur me drejtësinë amerikane për akuza që lidhen me trafik droge. Në një konferencë për shtyp, Donald Trump konfirmoi se Maduro dhe Flores do të përballen me akuza për trafik droge në Shtetet […]
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, po dërgohen në Nju Jork për t’u përballur me drejtësinë amerikane për akuza që lidhen me trafik droge.
Në një konferencë për shtyp, Donald Trump konfirmoi se Maduro dhe Flores do të përballen me akuza për trafik droge në Shtetet e Bashkuara.
Trump foli gjithashtu për operacionin ushtarak të zhvilluar gjatë natës në Venezuelë, duke e cilësuar ndërhyrjen në Karakas si një “sulm spektakolar”, të paprecedentë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas presidentit amerikan, operacioni u krye nga një prej dislokimeve më të fuqishme të ushtrisë amerikane dhe kishte si objektiv arrestimin e udhëheqësit venezuelian, të cilin ai e cilësoi si diktator.