Haradinaj për Limaj: Ai është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin, më 4 prill janë takuar e kanë qëndruar në këtë lokal
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur për liderin e NISMA’s, Fatmir Limaj të cilin edhe kanë qenë së bashku në koalicion për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai tha se Limaj i dha një ‘goditje’ mundësisë së një qeverie të opozitës. I pyetur se Limaj nuk tha asnjëherë që s’është për një opsion të opozitës
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur për liderin e NISMA’s, Fatmir Limaj të cilin edhe kanë qenë së bashku në koalicion për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai tha se Limaj i dha një ‘goditje’ mundësisë së një qeverie të opozitës.
I pyetur se Limaj nuk tha asnjëherë që s’është për një opsion të opozitës, Haradinaj tha se ‘Shihja veprat e jo fjalët’.
“Ai(Limaj) është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin, kanë ndodhur disa takime. Takimin më zyrtar e kanë pasur më 4 prill, të kafiteria BAHO në katin e dytë, kanë qëndru kogja gjatë të dy. Ne kemi qëndrim të qartë, nuk do të luajmë me dy karta. Ne jemi përcaktu për qeverinë e opozitës, do t’i mbesim besnik kësaj rruge”, tha Haradinaj./T7