Rama e akuzoi se ia “bllokoi” projektet me urdhër të Çekut, i reagon drejtoresha e IKMM-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka fajësuar drejtoreshën e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), Rrezarta Loxha-Vitaku, për mosveprim dhe për ndalimin e projekteve në kryeqytet. Rama e ka quajtur drejtoreshën “injorante” dhe ka thënë se ajo nuk e di detyrën e saj, duke e akuzuar se ka zbatuar urdhra nga ministri në


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka fajësuar drejtoreshën e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), Rrezarta Loxha-Vitaku, për mosveprim dhe për ndalimin e projekteve në kryeqytet.
Rama e ka quajtur drejtoreshën “injorante” dhe ka thënë se ajo nuk e di detyrën e saj, duke e akuzuar se ka zbatuar urdhra nga ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, për të bllokuar zhvillimin e kryeqytetit.
Nga ana tjetër, gjatës së martës Loxha-Vitaku ka reaguar duke mohuar akuzat e Rama, teksa ka thënë se IKMM nuk vepron sipas urdhrave të ministrit dhe se çdo vendim merret pas shqyrtimit nga një komision profesional.
Ajo shtoi se puna e institucionit është të mbrojë trashëgiminë kulturore dhe zonat mbrojtëse.
“Asnjëherë nuk kemi urdhra (nga ministri Çeku). Nuk është që ne i rrimë pas urdhrave të ministrit, por ministri i pranon raportet tona dhe punë tonë e përcjell ministri dhe instancat tjera. Në këtë rast unë e them kryetari këtu e pat një revoltë pikërisht ndaj meje dhe nuk jam vetëm unë si drejtorësh, por është një komision profesional që e shqyrton çdo lëndë, jo vetëm të komunës, por çdo lëndë që ka ndërhyrë në aspektin e trashëgimisë dhe në zonat mbrojtëse, brenda qendrës historike të Prishtinës”, ka thënë Loxha-Vitaku.