Haradinaj: PO-ja e madhe e Rahovecit për Kosovën fituese na jep forcë mos me u ndalë
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët e Rahovecit. “Kemi udhëtuar bashkë, në ditë të vështira e në ditë të mira,” u shpreh kryetari i AAK-së para mbështetësve të shumtë në Rahovec. Ai vlerësoi lart përkrahjen e vazhdueshme të rahovecianëve, duke theksuar se aleanca


Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët e Rahovecit.
“Kemi udhëtuar bashkë, në ditë të vështira e në ditë të mira,” u shpreh kryetari i AAK-së para mbështetësve të shumtë në Rahovec.
Ai vlerësoi lart përkrahjen e vazhdueshme të rahovecianëve, duke theksuar se aleanca me këtë qytet ka qëndruar e palëkundur përgjatë viteve.
Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30-Ideal u shpreh i bindur në fitoren në zgjedhjet e ardhshme, duke u mbështetur në përkrahjen masive që po merr nga qytetarët.
“Si gjithmonë edhe sot na dhanë shpirt e fuqi për Kosovën Fituese-137”, tha Haradinaj, duke falënderuar qytetarët e Rahovecit për pritjen dhe mbështetjen e treguar.