Haradinaj takohet me ambasadorin francez, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për procesin zgjedhor që u zhvillua të dielën në Kosovë. Haradinaj thotë se me Guerot kanë folur edhe për “thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, me theks të
![Haradinaj takohet me ambasadorin francez, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/722502-haradinaj-takohet-me-ambasadorin-francez-flasin-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit.jpg)
![haradinaj-takohet-me-ambasadorin-francez,-flasin-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/722502-haradinaj-takohet-me-ambasadorin-francez-flasin-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit.jpg)
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar për procesin zgjedhor që u zhvillua të dielën në Kosovë.
Haradinaj thotë se me Guerot kanë folur edhe për “thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë për antarësimin në NATO”.
“Në këtë rrugëtim Franca mbetet një partner i rëndësishëm strategjik. Vlerësova lart angazhimin e Francës për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë. Bashkëpunimi bilateral në shumë fusha ofron mundësi të reja për avancimin e interesave të përbashkëta dhe forcimin e miqësisë së kahershme mes dy popujve.”