Rexhepi: Nuk kemi pasur kontakte për formimin e Qeverisë së re, por jemi gati me e përkrah Kurtin

Kryetarja e partisë NDS, njëkohësisht zëvendëskryeministrja e vendit, Emilja Rexhepi, ka folur për FrontOnline, rreth formimit të Qeverisë së re. Sipas saj deri më tani nuk kanë pasur asnjë komunikim për formimin e institucioneve. ‘‘Jo ende’’, thotë Rexhepi. Ajo deklaron se janë duke pritur certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve. ‘’I presim rezultatet e certifikuara nga KQZ, pastaj folim’’, u

Mars 25, 2025 - 11:00
 0  4
Rexhepi: Nuk kemi pasur kontakte për formimin e Qeverisë së re, por jemi gati me e përkrah Kurtin
rexhepi:-nuk-kemi-pasur-kontakte-per-formimin-e-qeverise-se-re,-por-jemi-gati-me-e-perkrah-kurtin

rexhepi:-nuk-kemi-pasur-kontakte-per-formimin-e-qeverise-se-re,-por-jemi-gati-me-e-perkrah-kurtin


Kryetarja e partisë NDS, njëkohësisht zëvendëskryeministrja e vendit, Emilja Rexhepi, ka folur për FrontOnline, rreth formimit të Qeverisë së re.

Sipas saj deri më tani nuk kanë pasur asnjë komunikim për formimin e institucioneve.

‘‘Jo ende’’, thotë Rexhepi.

Ajo deklaron se janë duke pritur certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

‘’I presim rezultatet e certifikuara nga KQZ, pastaj folim’’, u shpreh ajo.

Deri më tani Rexhepi thotë se janë takuar vetëm me deputetët jo-serb për ta formuar grupin e tyre parlamentar.

‘’Deri tani kemi takuar vetëm deputetë për ta formuar grupin parlamentar multi-etnik, me 8 deputetë’’, tha ajo.

Sipas saj, ata janë të gatshëm ta përkrahin Albin Kurtin.

‘’Jemi gati me e përkrah Albin Kurtin’’ tha ajo.

Sipas saj, janë tetë deputetë, pa përfshirë deputeten Balje dhe deputetin Hoxha.

‘’Tetë deputetë pa Baljen dhe Hoxhën’’ përfundoi Rexhepi.