Arrestimi i Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, takim ky që erdhi pas arrestimit me kërkesë të SPAK, të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ndërkaq, sot kreu i qeverisë shqiptare regoi për herë të parë për arrestimin e Erion Veliajt. “Marrja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga puna për ta

shkurt 11, 2025 - 14:00
 0  4
Arrestimi i Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
arrestimi-i-veliajt,-rama-takim-me-nenkryetaret-e-bashkise-se-tiranes

arrestimi-i-veliajt,-rama-takim-me-nenkryetaret-e-bashkise-se-tiranes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, takim ky që erdhi pas arrestimit me kërkesë të SPAK, të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ndërkaq, sot kreu i qeverisë shqiptare regoi për herë të parë për arrestimin e Erion Veliajt.

“Marrja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla çerek milion zgjedhësh, jo një here, por tre herë, por po marrim aktualisht, – është një ngjarje tejet e madhe, të cilën unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjecare “Nuk kam koment, nuk kam koment”, tha Rama në një komunikim live me ndjekësit në rrjetet sociale.

Rama shtoi se drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka të gjithë mbështetjen e Partisë Socialiste, mirëpo duhet të thuhen edhe opinionet kritike./abcnews.al