Haxhiu dënon gjuhën ofenduese të Gecit: Përçarëse dhe goditje ndaj veprës së UÇK-së
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka dënuar gjuhen fyese dhe seksiste të deputetit të Guxo-së, Fatos Gecit në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se si kryetare nuk do ta lejojë që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh. “Unë përveç që i kam tërhequr vërejtjen deputetit Geci, po ashtu në kërkesën e tij për


Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka dënuar gjuhen fyese dhe seksiste të deputetit të Guxo-së, Fatos Gecit në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ajo tha se si kryetare nuk do ta lejojë që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh.
“Unë përveç që i kam tërhequr vërejtjen deputetit Geci, po ashtu në kërkesën e tij për të replikuar përfaqësuesit të PDK-së nuk e kam lejuar, e kam dënuar atë gjuhë. Për mua ajo gjuhë është e papranueshme, përçarëse dhe goditje ndaj veprës madhështore të Ushtrisë Çlirimare të Kosovës”, tha ajo.
“Edhe sot në seancën e Kuvendit do të mbajë qëndrim në seancën e Kuvendit, dhe po ashtu dënoj gjuhën seksiste kundrejt nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku. Nuk do të lejoj që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh, dhe të goditen gratë deputete”.
