Hetim dhe masë paraburgimi për një 26 vjeçar i dyshuar për vjedhje të rënda në Shkup

Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 26-vjeçari i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale kundër pasurisë – grabitje dhe vjedhje të rënda, transmeton Portalb.mk. Viktimat kanë qenë gra apo vajza të mitura, të cilat i dyshuari i ka sulmuar në lokacione të ndryshme në Qendër […]

dhjetor 9, 2024 - 17:00
 0  7
Hetim dhe masë paraburgimi për një 26 vjeçar i dyshuar për vjedhje të rënda në Shkup
Prokuroria Themelore Publike Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 26-vjeçari i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale kundër pasurisë – grabitje dhe vjedhje të rënda, transmeton Portalb.mk.

Viktimat kanë qenë gra apo vajza të mitura, të cilat i dyshuari i ka sulmuar në lokacione të ndryshme në Qendër dhe Aerodrom dhe ua ka marrë çantat, çantat e shpinës, kuletat, bizhuteritë, telefonat dhe sende të tjera me vlerë.

Janë siguruar prova që japin dyshimin e arsyeshëm se ai është kryerës i së paku pesë veprave të tilla, gjatë të cilave ka përfituar dobi pasurore kundërligjore prej rreth 100.000 denarë.

Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë për rrezikun e arratisjes, mundësinë e ndikimit në procedurë dhe veçanërisht mundësinë e përsëritjes së veprave të tilla dhe të ngjashme, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.