Hetimi ndaj drejtorit të ASK-së Bojan Hristovski drejt përfundimit, tha Kocevski, i cili dje qëndronte afër kreut të sigurisë kombëtare

Dje u takuan dhe u ulën pranë njëri-tjetrit në kremtimin e Ditës së Policisë në Qendrën e Trajnimit të Ministrisë së Brendshme në Idrizovë. Sot, prokurori Ljupço Kocevski përgjigjej në pyetjen se sa ka përparuar hetimi për certifikatën bullgare TOEFL për gjuhën angleze të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, transmeton Portalb.mk. Kocevski […]

maj 8, 2025 - 19:00
 0  6
Hetimi ndaj drejtorit të ASK-së Bojan Hristovski drejt përfundimit, tha Kocevski, i cili dje qëndronte afër kreut të sigurisë kombëtare
Ljupço Kocevski dhe Bojan Hristovski. Foto: Telma

Dje u takuan dhe u ulën pranë njëri-tjetrit në kremtimin e Ditës së Policisë në Qendrën e Trajnimit të Ministrisë së Brendshme në Idrizovë. Sot, prokurori Ljupço Kocevski përgjigjej në pyetjen se sa ka përparuar hetimi për certifikatën bullgare TOEFL për gjuhën angleze të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, transmeton Portalb.mk.

Kocevski thotë se është para marrjes së një vendimi prokurorial, pasi prokurori kompetent mori të gjitha përgjigjet dhe përfundoi të gjitha aktivitetet hetimore pas një përgjigjeje nga Bullgaria në lidhje me statusin e studios gjuhësore Julia, certifikata e së cilës u dorëzua nga drejtori i Sigurisë Kombëtare.

Hetimi u hap vitin e kaluar në fillim të nëntorit, pasi një kallëzim penal anonim u paraqit në prokurori. Në biografinë e tij, Hristovski paraqiti një certifikatë TOEFL nga studioja Julia nga Plovdivi, të marrë në vitin 2022, por në kohën kur u bë drejtor i ASK-së, dy vjet e gjysmë më vonë, ajo shkollë gjuhësh në Plovdiv nuk kishte as zyrë dhe as autorizim për certifikata TOEFL.

Hetimi u përshpejtua pasi prokuroria bullgare i dërgoi një përgjigje Shkupit muajin e kaluar. Edhe pse hetimi i prokurorisë për certifikatën nuk është i plotë, KSHPK vendosi që dosja dhe dokumentet e Hristovskit janë të pastra dhe ndërpreu procedurën pas iniciativave që kontestonin emërimin e tij.

Katër muaj më vonë, kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit dyshohet se i kishte zbuluar sekrete zyrtare ish-drejtorit të TEC Negotino, Nebojsha Stojanovi1.

iPhone i presidentes Tatjana Dimitrovska po ekzaminohet tani në laboratorin e prokurorisë për të përcaktuar nëse ajo i ka dërguar foto të lëndëve të Komisionit Kundër Korrupsionit për raste të tjera.