Hetimi për tragjedinë e Koçanit zgjerohet edhe me shtatë nëpunës policorë
Prokurori publik, Lupço Kocevski ka njoftuar se hetimi për tragjedinë e Koçanit është zgjeruar edhe për 7 nëpunës policorë, transmeton TV21. “Për momentin ka marrë njoftimin se është dhënë urdhër për arrestimin edhe të shtatë nëpunësve policorë dhe për momentin të njëjtit do të arrestohen. Hetimi zgjerohet edhe për shtatë nëpunës policorë në lidhje me […]

Prokurori publik, Lupço Kocevski ka njoftuar se hetimi për tragjedinë e Koçanit është zgjeruar edhe për 7 nëpunës policorë, transmeton TV21.
“Për momentin ka marrë njoftimin se është dhënë urdhër për arrestimin edhe të shtatë nëpunësve policorë dhe për momentin të njëjtit do të arrestohen. Hetimi zgjerohet edhe për shtatë nëpunës policorë në lidhje me ngjarjen në kabarenë “Puls””, tha Kocevski në intervistë për Televizionin “Tellma”.
Më pas, nga Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë njoftuar se arrestimi do të bëhet në bazë të kallëzimit penal që është parashtruar tek ata nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Në kuadër të procedurës parahetimore, MPB është duke vepruar në terren në lidhje me sigurimin e nëpunësve policorë, deri te PPTh NKOK është parashtruar kallëzim panel nga ana e MPB-së”, thonë nga PPTH NKOK.
Shtojnë se informacione më të detajuara do të kumtojnë gjatë ditës së nesërme.