“Forca shqiptarët e Greqisë”, Balla në Selanik: Edhe 72 orë për të dërguar votën
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, nga Selaniku iu drejtua sot me një thirrje shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procesin historik të votimit nga jashtë vendit. “Forca shqiptarët e Greqisë! Për fatin evropian të kombit tonë. Për Shqipërinë 2030 në BE. Për pasaportën tuaj evropiane kuqezi në Greqi. Për Edi […]

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, nga Selaniku iu drejtua sot me një thirrje shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procesin historik të votimit nga jashtë vendit.
“Forca shqiptarët e Greqisë! Për fatin evropian të kombit tonë. Për Shqipërinë 2030 në BE. Për pasaportën tuaj evropiane kuqezi në Greqi. Për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, që i dhamë dinjitetin e munguar flamurit dhe emrit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, e që, bashkë me ju, do t’i japim Shqipërisë dhe çdo shqiptari statusin e ri të qytetarisë evropiane, si anëtarë më në fund të barabartë të Shteteve të Bashkuara të Evropës”, deklaroi Balla.
Balla u bëri thirrje të gjithë atyre që e kanë marrë tashmë zarfin me votën, që të mos humbasin kohë dhe ta dërgojnë menjëherë drejt Shqipërisë.
“Të dashur bashkatdhetarë në Selanik dhe në gjithë Greqinë, dua t’ju kujtoj se mbeten edhe 72 orë në dispozicionin tuaj për të dërguar zarfin drejt Shqipërisë”, tha Balla.
“Ju që e keni marrë tashmë zarfin, duhet të mos humbni kohë dhe ta dërgoni atë në zyrat e DHL, Speedex dhe Courier, sepse është shumë e rëndësishme që të kapet afati i përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Pra, deri të dielën në orën 19:00, zarfat duhet të mbërrijnë në Shqipëri, dhe duhet t’i lëmë kohë DHL-së”, shtoi Balla.
Ai gjithashtu u kujtoi atyre që ende nuk e kanë marrë zarfin se ku duhet të drejtohen për ta marrë. “Ndërkohë, ju që nuk e keni marrë ende zarfin, ju lutem, shkoni në zyrën më të afërt të DHL për të gjetur se ku ndodhet zarfi juaj.”
Kjo thirrje vjen në ditët e fundit të një procesi ku, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, diaspora ka mundësinë të japë votën e saj për fatin politik të vendit