Hezbollahu kryen 60 sulme ndaj bazave dhe trupave izraelite në 24 orët e fundit
Hezbollahu tha të enjten se ka kryer 60 sulme në 24 orët e fundit kundër vendbanimeve, trupave, automjeteve ushtarake dhe bazave izraelite, transmeton Anadolu. Grupi libanez tha në deklarata të njëpasnjëshme se operacionet erdhën “në mbrojtje të Libanit dhe popullit të tij” mes sulmeve të Izraelit ndaj vendit që nga 2 marsi. Sulmet e fundit […] The post Hezbollahu kryen 60 sulme ndaj bazave dhe trupave izraelite në 24 orët e fundit appeared first on InfoShqip.com.
Hezbollahu tha të enjten se ka kryer 60 sulme në 24 orët e fundit kundër vendbanimeve, trupave, automjeteve ushtarake dhe bazave izraelite, transmeton Anadolu.
Grupi libanez tha në deklarata të njëpasnjëshme se operacionet erdhën “në mbrojtje të Libanit dhe popullit të tij” mes sulmeve të Izraelit ndaj vendit që nga 2 marsi. Sulmet e fundit e rritën numrin e operacioneve të Hezbollahut që nga 2 marsi në 1.250, sipas një llogaritjeje nga Anadolu.
Hezbollahu tha se ka shënjestruar gjashtë vendbanime në veri të Izraelit, përfshirë Kiryat Shmona tre herë dhe Metula dy herë, përveç Even Menachem, Beit Hillel, Avivim dhe Nahariya.
Grupi tha se ka goditur 40 grumbullime ushtarësh dhe automjetesh izraelite, përfshirë 25 në zonat kufitare jugore libaneze dhe 15 brenda Izraelit verior në vendbanimet e Malkia, Metula, Yir’on dhe Avivim si dhe vendet ushtarake Kfar Giladi dhe Marj.
Hezbollahu tha se lëlloi një raketë “tokë-ajër” ndaj një helikopteri izraelit mbi qytetin kufitar jugor libanez të Ramieh, duke e detyruar atë të tërhiqej. Më tej, grupi pretendon goditje të drejtpërdrejta ndaj dy tankeve Merkava pranë vendbanimeve Khiam dhe Qantara si dhe ndaj një buldozeri izraelit D9 në zonën e trekëndëshit Tahrir në jug të Libanit.
Hezbollah tha se goditi shtatë vende ushtarake në veri të Izraelit, përfshirë infrastrukturën në zonën Kiryat Ata në lindje të Haifës, zonën Krayot në veri të qytetit dhe vendbanimin Karmiel. Grupi tha se objektivat përfshijnë pozicione artilerie në Khirbet Maaz dhe bazat ushtarake Amiad, Filon dhe Dado, kjo e fundit që shërben si selia e Komandës Veriore e ushtrisë izraelite pranë rajonit Safed.
Media izraelite raportoi të enjten se gjashtë persona, përfshirë dy ushtarë, u plagosën në sulmet e Hezbollahut dhe përleshjet e armatosura në veri të Izraelit dhe në jug të Libanit.
Izraeli ka goditur Libanin me sulme ajrore dhe ka nisur ofensivë tokësore në jug që nga një sulm ndërkufitar nga Hezbollah më 2 mars. Autoritetet libaneze kanë njoftuar se 1.345 persona janë vrarë që atëherë dhe 4.040 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite.
Përshkallëzimi ndodhi mes një ofensive të përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, e cila ka vrarë më shumë se 1.340 njerëz që nga 28 shkurti. Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që shënjestruar Izraelin, bazat amerikane dhe vendet e Gjirit.
The post Hezbollahu kryen 60 sulme ndaj bazave dhe trupave izraelite në 24 orët e fundit appeared first on InfoShqip.com.