Historia e serbit nga Kosova, Milan Vukashinoviq – u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe pak muaj pasi doli publikisht kundër Listës Serbe
Plagosja e Milan Vukashinoviq, i cili sipas avokatit Ivan Niniq u qëllua të shtunën në fshatin Jelakce/Leposaviq dhe më pas u dërgua në Qendrën Klinike të Nishit, ndodhi vetëm pak muaj pasi ai doli publikisht dhe akuzoi Listën Serbe për ushtrim presioni ndaj atyre që nuk braktisin institucionet e Kosovës. Në qershor u publikua një


Plagosja e Milan Vukashinoviq, i cili sipas avokatit Ivan Niniq u qëllua të shtunën në fshatin Jelakce/Leposaviq dhe më pas u dërgua në Qendrën Klinike të Nishit, ndodhi vetëm pak muaj pasi ai doli publikisht dhe akuzoi Listën Serbe për ushtrim presioni ndaj atyre që nuk braktisin institucionet e Kosovës.
Në qershor u publikua një video ku Vukashinoviq shpreh hapur qëndrimin e tij. Ai tha se Lista Serbe i kishte ushtruar presione të ndryshme dhe se i ishte kërkuar të braktiste punën në institucionet e Kosovës.
“Unë nuk i kam braktisur institucionet. Punoj në Jarinjë në institucionet e Kosovës dhe kam vendosur të qëndroj dhe të punoj”, deklaroi ai, duke shtuar se pas vendimit për të qëndruar në vendin e punës ka përjetuar ndërlidhje dhe presione të ndryshme që e bëjnë të ndjehet i pasigurt për të shkuar në Serbi.
“Unë as që e kam dëgjuar Listën Serbe, sepse as nuk më kanë punësuar e as që më kanë thirrur të braktis punën”, kishte thënë ai në një deklaratë të publikuar edhe me video.
Sipas raportimeve të fundit të Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 1 nëntor në një zonë të njohur si “pika zero”, afër Leposaviqit, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Avokati serb Ivan Niniq, i cili zbuloi identitetin e Vukashinoviq, bëri të ditur se i plagosuri më pas u dërgua në Qendrën Klinike të Nishit. Rasti ngjall dyshime se plagosja mund të ketë lidhje me qëndrimet publike të Vukashinoviq ndaj Listës Serbe. Sipas materialeve publike, Vukashinoviq ka qenë kritik aktiv i Listës Serbe.
Në të kaluarën ai është përballur me incidente të tjera, i është vendosur një eksploziv në veturë, është ndaluar për disa orë në pikën kufitare në Jarinjë, dhe raportohet se ishte arrestuar në të njëjtën pikë kufitare në vitin 2010. Avokati Ivan Niniq i ka bërë publike një sërë pyetjesh të drejtuara drejt autoriteteve serbe, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të sigurisë, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë.
Niniq kërkon sqarime konkrete: nëse Vukashinoviq u qëllua rreth orës 16:00; nëse në Nish i është nënshtruar operacionit dhe i janë hequr veshka e majtë ose pjesë të zemrës; nëse ka plumb në shtyllën kurrizore; sa gjak ka humbur gjatë transportit nga Prokuplja në Nish; dhe nëse është qëlluar nga pas e përse. Ai ka ngritur edhe pyetje operacionale: a kanë qenë pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë me uniforma pa shenja dalluese; a mori pjesë “dikush tjetër” në aksion; a ishin tre xhipa pa targa në terren; kush kreu ekspertizën në vendngjarje dhe kur; dhe ku ndodhet “Lada Niva” e Vukashinoviq. Avokati i kërkon autoriteteve të shpjegojnë nëse po tentohet të fshehen përgjegjësitë.
“A do të mbetet invalid Milani dhe sa gjak ka humbur gjatë transportit nga Prokuplja në Nish? A është qëlluar Milani nga pas dhe pse? A kishin pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë uniforma maskuese pa shenja dalluese? A ka marrë pjesë, përveç ushtrisë, edhe ‘dikush tjetër’ në aksionin e gjuetisë ndaj Milanit? A ishin 3 xhipat në terren pa targa? A është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes, kush e ka kryer dhe kur? Ku është ‘Lada Niva’-ja e Milanit? A menduat se kjo do të fshihej?” shkroi Niniq.
Nga ana e autoriteteve serbe nuk është paraqitur ende një deklaratë e plotë dhe e verifikueshme që të sqarojë të gjitha pikëpyetjet e ngritura — përfshirë natyrën e plagëve, hetimin në vendngjarje dhe rezultatet e ekspertizave. Kujtojmë që në të kaluarën ai është përballur me incidente të tjera, i është vendosur një eksploziv në veturë, është ndaluar për disa orë në pikën kufitare në Jarinjë, dhe raportohet se ishte arrestuar në të njëjtën pikë kufitare në vitin 2010. Atëkohë, ai ishte punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimeve. /Telegrafi/
