Deliu-Kodra për publikimin e letrës së Kurtit drejt Speciales: Pesë vjet heshtje, asnjë përpjekeje reale

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka reaguar Kurtit për publikimin e letrës së 2022-ës, që ky i kishte dërguar Gjykatës Speciale. Deliu, ka thënë se në fakt Kurti s’bëri asnjë përpjekje reale për të akuzuarit në Hagë, veç i pengoi, për më tepër sipas saj po i përdorë tash për efekt elektoral. “Pesë vjet

Nëntor 5, 2025 - 16:30
 0
Deliu-Kodra për publikimin e letrës së Kurtit drejt Speciales: Pesë vjet heshtje, asnjë përpjekeje reale
Deliu-Kodra për publikimin e letrës së Kurtit drejt Speciales: Pesë vjet heshtje, asnjë përpjekeje reale

Deliu-Kodra për publikimin e letrës së Kurtit drejt Speciales: Pesë vjet heshtje, asnjë përpjekeje reale

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka reaguar Kurtit për publikimin e letrës së 2022-ës, që ky i kishte dërguar Gjykatës Speciale. Deliu, ka thënë se në fakt Kurti s’bëri asnjë përpjekje reale për të akuzuarit në Hagë, veç i pengoi, për më tepër sipas saj po i përdorë tash për efekt elektoral.

“Pesë vjet heshtje, pesë vjet pengesa për financa e mungesë vullneti institucional. Asnjë vizitë, asnjë përpjekje reale”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, publikimi i letrës tani ka vetëm një qëllim, përfitimin elektoral para zgjedhjeve.

“Tani, kur proceset po afrohen drejt fundit, Albin Kurti publikon një letër të vitit 2022 që s’paska prodhu asgjë e as sot s’ka kurrfarë relevance. Ka vetëm qëllimin e efektit elektoral pak para zgjedhjeve. Asgjë më shumë”