Hoxhaj shkon në Konventën e PDK-së: Flas pas Konventës

Ishte i vetmi që kërkoi të shtyhet Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e ri, por megjithëkëtë, Enver Hoxhaj tashmë ka arritur në mbledhjen e saj, raporton Ekonomia Online.Ai ka u shpreh se do të deklarohet pas Konventës.“Flas pas Konventës”, tha shkurt Hoxhaj. Hoxhaj ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë kandidat për

Nëntor 17, 2025 - 18:00
 0
Hoxhaj shkon në Konventën e PDK-së: Flas pas Konventës
Hoxhaj shkon në Konventën e PDK-së: Flas pas Konventës

Hoxhaj shkon në Konventën e PDK-së: Flas pas Konventës

Ishte i vetmi që kërkoi të shtyhet Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e ri, por megjithëkëtë, Enver Hoxhaj tashmë ka arritur në mbledhjen e saj, raporton Ekonomia Online.Ai ka u shpreh se do të deklarohet pas Konventës.“Flas pas Konventës”, tha shkurt Hoxhaj.

Hoxhaj ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë kandidat për kryetar të PDK-së pasi Memli Krasniqi dha dorëheqje nga ky post me 12 nëntor.Agim Aliu për kandidaturën për kryetar të PDK-së: Nuk po besoj që ka pasë nevojë me u shtyAgim Aliu nga PDK i cili njëherit udhëheq me komunën e Ferizajt tha se nuk është e nevojshme të shtyhet për postin e kryetarit të PDK-së, duke thënë se veç Bedri Hamzës nuk ka pasë të tjerë që kanë kandiduar, raporton Ekonomia Online.

“Diçka që po mbahet nuk po besoj që ka pasë nevojë me u shty, me qenë se e kemi veç një kandidat, besoj që ai do të zgjidhet, mendoj që është zgjedhja e duhur. Zyrtarisht nuk ka, me sa jam unë i njoftuar nuk ka aplikuar dikush përveç Bedri Hamzës”, tha ai pak para se të fillojë edhe Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin e ri meqenëse Memli Krasniqi më 12 nëntor në një konferencë për media kumtoi lajmin se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

E një interesim për kandidat për kryetar të kësaj partie pati edhe Enver Hoxhaj, por zyrtarisht ende nuk dihet asgjë.