Kiara zbulon arsyen pse në film mbajnë emrat e tyre
Filmi i Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, “Loja e fundit”, pritet të dalë në muajin shkurt ndërsa akoma po zbulohen detaje nga kasti i tyre. Së fundmi u zbulua se personazhet kryesorë në film quhen Luiz Belli dhe Kiara Pipo. E ftuar në “Wakeup”, moderatorja ka shpjeguar se përse kanë vendosur t’i ruajnë emrat e […]


Filmi i Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, “Loja e fundit”, pritet të dalë në muajin shkurt ndërsa akoma po zbulohen detaje nga kasti i tyre.
Së fundmi u zbulua se personazhet kryesorë në film quhen Luiz Belli dhe Kiara Pipo.
E ftuar në “Wakeup”, moderatorja ka shpjeguar se përse kanë vendosur t’i ruajnë emrat e tyre në jetën reale.
“Tashmë prej vitesh jemi Kiara dhe Luiz dhe kjo është pak më e thjeshtë edhe për publikun dhe për t’u mësuar pak më shumë. Ne menduam si diçka ndryshe të jemi tek qëndrojmë tek po të njëjtat emra por në mbiemra të tjerë që t’i fusim në një histori tjetër brenda jo ajo që ndoshta të gjithë e presin”, tha Tito.