Humbën ulëset në Kuvend/ Kandidatët për deputetë japin arsyet pse dështuan në zgjedhjet e 9 shkurtit

Zgjedhjet e fundit kanë sjellë ndryshime të mëdha në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, ku disa emra të njohur të partive politike kanë mbetur jashtë legjislativit. Xhavit Haliti, Ardian Gola, Arben Gashi, Besnik Tahiri, Agon Batusha, Ardian Kastrati, dhe Pal Lekaj janë ndër deputetët që kanë qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës për

shkurt 20, 2025 - 20:00
 0  4
Humbën ulëset në Kuvend/ Kandidatët për deputetë japin arsyet pse dështuan në zgjedhjet e 9 shkurtit
humben-uleset-ne-kuvend/-kandidatet-per-deputete-japin-arsyet-pse-deshtuan-ne-zgjedhjet-e-9-shkurtit

humben-uleset-ne-kuvend/-kandidatet-per-deputete-japin-arsyet-pse-deshtuan-ne-zgjedhjet-e-9-shkurtit

Zgjedhjet e fundit kanë sjellë ndryshime të mëdha në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, ku disa emra të njohur të partive politike kanë mbetur jashtë legjislativit.

Xhavit Haliti, Ardian Gola, Arben Gashi, Besnik Tahiri, Agon Batusha, Ardian Kastrati, dhe Pal Lekaj janë ndër deputetët që kanë qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, ku sipas rezultateve të deritanishme, këtë herë me shumë gjasë do të mbeten jashtë Parlametit.

Në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) 22 kandidatë nuk arritën të sigurojnë një vend në Kuvend. Disa prej tyre si: Agon Batusha, Ardian Gola, Besim Muzaqi, Fatmire Kollçaku, dhe Mirlinda Tishukaj, janë figura të njohura që nuk morën mjaftueshëm vota për të përfaqësuar partinë e tyre në legjislaturën e ardhshme.

Nga ana tjetër, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) emra të njohur si: Xhavit Haliti që për herë të parë pas themelimit të Kuvendit të Kosovës do të mbetet jashtë tij. Po ashtu, figura të tjera të rëndësishme të PDK-së si: Ardian Kastrati, Eliza Hoxha, Florete Zjenullahu, dhe Hajdar Beqa, nuk kanë arritur të rizgjidhen deputetë.

Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) nga deputetët e kaluar që kanë mbetur jashtë Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës është ish-shefi i grupit parlamentar Arben Gashi, Drita Millaku, Driton Selmanaj, Rrezarta Krasniqi, Valentina Bunjaku e Vlora Dumoshi.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është përballur me humbje të rëndësishme, pasi disa emra të njohur të saj, përfshirë Besnik Tahiri, Pal Lekaj, dhe Shemsedin Dreshaj, nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit.

Tishukaj: Ua pafshin hajrin, ka kolegë që nuk iu ka ‘’ni ’’ fare zëri në Kuvend,  por janë rizgjedhur deputetë

Mirlinda Tishukaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas mosarritjes për të siguruar një mandat në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka theksuar se është munduar të japë maksimumin në punën e saj dhe ka qenë e vlerësuar edhe nga KDI-ja.

‘’Jam munduar të jap maksimumin nga ana ime. Unë jam vlerësuar edhe nga KDI-ja’’, deklaroi Tishukaj për FrontOnline.

Megjithatë, ajo shpreh habi për rezultatin dhe pranon se nuk i ka ardhur mirë për këtë rezultat.

‘’ Nuk e di çfarë ka ndodhur ,qytetari e ka vlerësuar kësi soji , nuk është diçka që më ka ardhur mirë’’, tha Tishukaj.

Sipas saj, puna dhe angazhimi i secilit duhet të vlerësohet. Tishukaj poashtu  potencoi  se ka pasur kolegë që nuk janë dëgjuar fare, e megjithatë kanë marrë vota të mjaftueshme.

‘’Tekefundit duhet të vlerësohet puna  angazhimi i secilit. Me gjithë respektin ka kolegë që nuk iu ka ‘’ni’’ fare zëri , mirëpo qytetari e ka vlerësuar kësisoj dhe ua pafshin’’ hajrin ‘’, përfundoi Tishukaj.

Shabani: Jam I kënaqur me votat e mia, suksese  atyre që kanë fituar

Ish-deputeti i PDK-së, Isak Shabani, ka shprehur mirënjohjen e  tij për mbi 8000 votat që mori në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke falënderuar votuesit për mbështetjen. Ai e vlerëson konkurrencën si të fortë dhe shpreson që ata që fituan të bëjnë punën e duhur.

‘’Mbi të gjitha unë jam shumë i kënaqur me votat të cilat i kam. Në dispozicion janë diku mbi 8000 votues që më kanë votuar, për këtë jam mirënjohës dhe përndryshe konkurrenca ka qenë e mirë, mbi të gjitha’’, tha Shabani për FrontOnline.

Në fund, ai u ka uruar suksese të gjithëve që arritën të fitojnë dhe ka shpresuar të arsyetojnë punën e tyre.

‘’Përkundër kësaj kam rreth 8000 vot jam shumë I kënaqur, u uroj shumë suksese të gjitha atyre që kanë fituar ,shpresoj ta arsyetojnë punën e tyre dhe u dëshiroj shumë suksese’’, tha Shabani.

Dreshaj: Vota e qytetarit më ka ndëshkuar që të mos ri-zgjidhem

Shemsedin Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur se rezultati zgjedhor ishte pasojë e vendimit të qytetarëve, të cilët nuk e rizgjodhën për këtë legjislaturë. Ai theksoi se vota e qytetarit ishte ajo që e ndëshkoi në këto zgjedhje.

‘’Vota e qytetarit ka qenë ajo që më ka ndëshkuar që të mos ri-zgjidhem në  këtë legjislaturë’’, deklaroi Dreshaj për FrontOnline

Millaku: Kam dalë  nga VV-ja në LDK për të ndihmuar ndryshimin, e dija se do të ishte e pamundur të rizgjidhem deputete

Drita Millaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se me vetëdije të plotë e ka ditur se do të ishte e pamundur të bëhej deputete në këtë legjislaturë, pas kalimit të saj nga VV në LDK.

‘’E kam ditur që me ndërrimin e subjektit politik   e kam të pa mundur të bëhem deputete në këtë legjislaturë, por me vetëdije të plotë kam dalur në LDK’’, tha Millaku për FrontOnline

Megjithatë, ajo theksoi se ka dalur në këtë subjekt për të kontribuar dhe për të ndihmuar në realizimin e ndryshimit që qytetarët e kishin pritur.

‘’Me vetëdije të plotë kam dalur në LDK për t’iu ndihmuar në mënyrë që ta bëjmë ndryshimin që e kemi pritur’’, deklaroi Millaku.