I vazhdohet paraburgimi të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Gjykata Themelore e Gjakovës ia ka vazhduar paraburgimin deri më 5 shkurt 2026, Astrit Isufit, të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Golluboc të Malishevës. “Ju njoftojmë se ndaj të pandehurit Astrit Isufi, me vendim të Gjykatës Themelore të Gjakovës, nga gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, është vazhduar masa […]

dhjetor 10, 2025 - 20:30
 0
I vazhdohet paraburgimi të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Gjykata Themelore e Gjakovës ia ka vazhduar paraburgimin deri më 5 shkurt 2026, Astrit Isufit, të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Golluboc të Malishevës.

“Ju njoftojmë se ndaj të pandehurit Astrit Isufi, me vendim të Gjykatës Themelore të Gjakovës, nga gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, është vazhduar masa e paraburgimit deri më datën 5 shkurt 2026.

Rasti aktualisht është në fazën hetimore dhe po trajtohet nga Prokuroria Themelore e Gjakovës dhe për çdo informatë tjetër shtesë luteni t’i drejtoheni prokurorisë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.