Gjuha e VV-së, Kica-Xhelili: Me terma si ‘udbash’, ‘hajvan’ e ‘tradhtar’ këta e rrezikojnë demokracinë
Doarsa Kica-Xhelili e Lidhjes Demokratike të Kosovës përmes një videoje, vlerëson se gjuha e përdoru nga Vetëvendosje është “rrezikim i demokracisë”. Kjo referuar vlerësimeve armiqësore të kundërshtarëve politik me terma si “udbash, hajvanë e tradhtarë”. “Kur pushteti e trajton opozitën si armike, e jo si kundërshtarë politik. E në vend të debatit, kritika zëvendësohet me


Doarsa Kica-Xhelili e Lidhjes Demokratike të Kosovës përmes një videoje, vlerëson se gjuha e përdoru nga Vetëvendosje është “rrezikim i demokracisë”.
Kjo referuar vlerësimeve armiqësore të kundërshtarëve politik me terma si “udbash, hajvanë e tradhtarë”.
“Kur pushteti e trajton opozitën si armike, e jo si kundërshtarë politik. E në vend të debatit, kritika zëvendësohet me etiketime të ndryshme, me terma tradhtarësh, brendshëm e të jashtëm, apo si në rastin tonë “UDB-ash, hajvan, tradhëtar””, tha ajo.
