I vjedhin BMW-në nga oborri i shtëpisë, 54-vjeçari nga Debresh denoncon rastin në polici
Një 54-vjeçar nga fshati Debresh ka denoncuar në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar se i është vjedhur automjeti i tij. Sipas njoftimit policor, vjedhja ka ndodhur gjatë periudhës The post I vjedhin BMW-në nga oborri i shtëpisë, 54-vjeçari nga Debresh denoncon rastin në polici appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një 54-vjeçar nga fshati Debresh ka denoncuar në Departamentin e Punëve të Brendshme në Gostivar se i është vjedhur automjeti i tij.
Sipas njoftimit policor, vjedhja ka ndodhur gjatë periudhës kohore nga ora 01:00 deri në ora 10:00, kur nga oborri i shtëpisë së tij është marrë automjeti i udhëtarëve i markës “BMW”, me targa të Gostivarit, i cili ishte i parkuar.
Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për gjetjen e automjetit të vjedhur, si dhe për identifikimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Flaka
The post I vjedhin BMW-në nga oborri i shtëpisë, 54-vjeçari nga Debresh denoncon rastin në polici appeared first on Flaka, në çdo lajm... .