Policia arreston disa drejtues mjetesh të dehur në disa qytete të vendit
Një seri aksidentesh dhe ndalimesh për drejtim të automjeteve nën ndikimin e alkoolit janë regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës në disa qytete të Maqedonisë së Veriut. Rasti më The post Policia arreston disa drejtues mjetesh të dehur në disa qytete të vendit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Një seri aksidentesh dhe ndalimesh për drejtim të automjeteve nën ndikimin e alkoolit janë regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës në disa qytete të Maqedonisë së Veriut.
Rasti më i rëndë është raportuar në Manastir, ku më 14 janar 2026, rreth orës 00:32, në kryqëzimin e rrugëve “Filip i Dytë Maqedonas” dhe “Batalioni Stiv Naumov”, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “Ford Escort” dhe një “Dacia Sandero”, të dyja me targa të Manastirit. Si pasojë, pasagjerja në automjetin “Dacia” ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere të tjera. Pas hetimeve, u konstatua se drejtuesi i “Ford Escort” e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, me 1.81 promilë në gjak, dhe ai u privua nga liria.
Ndërkohë, gjatë kontrolleve të shtuara policore në disa qytete, janë ndaluar edhe disa drejtues të tjerë mjetesh nën ndikimin e alkoolit. Në Kumanovë, policia arrestoi një 28-vjeçar i cili drejtonte një “Mercedes” me 2.55 promilë alkool në gjak. Në Veles, një 50-vjeçar u ndalua duke drejtuar një “Chevrolet” me targa italiane, me 1.80 promilë alkool.
Raste të ngjashme janë regjistruar edhe në Negotinë, Makedonska Kamenica, Kërçovë, Dibër dhe Manastir, ku drejtues të moshave nga 38 deri në 72 vjeç janë ndaluar për drejtim të automjeteve me sasi të lartë alkooli në gjak, nga 1.54 deri në 2.27 promilë.
Të gjithë drejtuesit janë përjashtuar nga trafiku dhe janë mbajtur në stacionet policore. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik”.
Flaka
The post Policia arreston disa drejtues mjetesh të dehur në disa qytete të vendit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .