Ibrahimi: Njëherë llogari për paratë e vjedhura, pastaj zgjedhje të parakohshme

Kryetari i partisë Alterantiva, Zeqirija Ibrahimi është i bindur se zërat që qarkullojnë për zgjedhje të parakohshme parlamentare vijnë nga ata që kanë frikë nga drejtësia. Ai thotë se fillimisht duhet të ketë llogari për krimet e bëra nga ata që kërkojnë zgjedhje. “Frika nga drejtësia nuk mbulohet me kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Nuk […]

Prill 27, 2025 - 14:00
 0  6
Ibrahimi: Njëherë llogari për paratë e vjedhura, pastaj zgjedhje të parakohshme

Kryetari i partisë Alterantiva, Zeqirija Ibrahimi është i bindur se zërat që qarkullojnë për zgjedhje të parakohshme parlamentare vijnë nga ata që kanë frikë nga drejtësia.

Ai thotë se fillimisht duhet të ketë llogari për krimet e bëra nga ata që kërkojnë zgjedhje.

“Frika nga drejtësia nuk mbulohet me kërkesën për zgjedhje të parakohshme.
Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme para se të jepni llogari për krejt të palarat dhe për çdo cent të vjedhur!” ka shkruar Ibrahimi.